Më 21 qershor zgjedhje në universitetet publike, studentët zgjedhin drejtuesit

Universitetet publike më 21 qershor 2024 do të zgjedhin autoritetet dhe organet drejtuese. Data e zgjedhjeve u shpall nga Ministria e Arsimit.
Zgjedhjet në universitete publike mbahen çdo 4 vite , ku studentët do të vendosin me votë se cilët do të jenë rektorët, dekanët dhe shefat e departamenteve .
“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon zhvillimin periodik të zgjedhjeve çdo katër vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se është shpallur data e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë 21 Qershor 2024. Zgjedhjet do të mbahen njëkohësisht në të gjitha universitetet publike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
/rtsh.al/