E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 212 km/orë në aksin Milot-Laç, drejtuesi gjobitet me 400 mijë lekë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Një drejtues automjeti është evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi 212 km/orë në aksin rrugor Milot-Laç, në kulmin e trafikut, duke krijuar rrezik për sigurinë rrugore.

Policia e Shtetit bëri të ditur se shërbimet e Policisë Rrugore ndërhynë menjëherë, duke ndaluar drejtuesin e mjetit dhe duke e ndëshkuar me masë administrative prej 400 mijë lekësh, si dhe me zbritjen e 12 pikëve nga leja e drejtimit.

Kontrollet me pajisjet inteligjente “Poliscan” vijojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›