E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuhadoli, lagjja historike që është kthyer në një nga atraksionet kryesore të Shkodrës

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjuhadoli, një prej zonave më karakteristike në qendër të Shkodrës.

Gjuhadoli është një nga lagjet më të gjalla të qytetit, e njohur për arkitekturën dhe atmosferën e saj, ndërsa vitet e fundit një pjesë e banesave private janë transformuar në struktura shërbimi, përfshirë hotele, bare dhe dyqane.

Zona është kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin dhe jetën e natës në Shkodër, duke tërhequr turistë dhe vizitorë vendas e të huaj gjatë sezonit veror.

Pamjet e publikuara nga kryeministri tregojnë gjallërinë e lagjes së Gjuhadolit dhe zhvillimin e saj si një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.

1 nga 7

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›