E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sukses i plotë, takimi me presidentin Sarcozy – rivali Edi Rama vijon të mbetet përjetësisht në krizë

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi si shumë të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të frytshme vizitën e tij në Francë me ftesë të Presidentit Nikola Sarkozy.


I kthyer nga kjo vizitë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kreu i Qeverisë shqiptare doli sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje rreth takimit të veçantë që ai pati me kreun e shtetit francez. “Ishte një vizitë e suksesshme”, tha Kryeministri, ndërsa vuri në dukje se Presidenti Sarkozy e garantoi se “Franca dhe ai personalisht mbështesin plotësisht Shqipërinë në rrugën drej Bashkimit Evropian dhe se ky proces është i pakthyeshëm”. Duke folur për çështjet që u diskutuan në takimin me Presidentin e Francës, z. Berisha tha se “diskutuam për integrimin në Bashkimin Evropian, reformat e thella të qeverisë për të merituar këtë integrim, bashkëpunimin bilateral, para së gjithash në fushën ekonomike, por edhe atë kulturore. Më pas, shefi i ekzekutivit iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, ku spikati interesimi lidhur me bisedimet aktuale për një formulë të re për të gjetur konsensus lidhur me shpërndarjen e kartave të identitetit. Kryeministri Sali berisha e cilësoi Edvinin si një politikan që është “permanent në krizë”, por që me anë të lejeve të ndërtimit, po kërkon që terminologjinë e tij ta transplantojë në mënyrë korruptive në media. Ai shprehu shpresën se do të regjistrohej një zgjidhje e shpejtë për këtë problem, ndërkohë që konfirmoi se së shpejti, ai do të ishte në Pragë për të dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›