E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 30 prill prezantohet “Fryma e Re Demokratike” e Topit

Në një njoftim të shpërndarë sot për mediat nga grupi nismëtar i kësaj Partie, thuhet se “Ditën e hënë më dt 30.4.2012 në orën 12:00 në selinë e FRD, do të organizohet aktiviteti prezantues për shpalljen e kësaj nisme të re politike. Ftohen mediat elektronike e të shkruara për të marrë pjesë në këtë atktivitet”.

Për momentin, kryetar i kësaj partie do të jetë Gazmend Oketa, ndërkohë që mendohet se në përfundim të mandatit të tij presidencial(në muajin korrik), kryetar i saj do të zgjidhet, Bamir Topi.

Përveç tij në këtë forcë të re, pritet të ketë edhe emra të tjerë të njohur të politikës si Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj etj.

                                                                                             2012-04-28 09:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›