E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot homazhet në nderim të Ardian Klosit

Biblioteka Kombëtare do të hapë dyert sot për mbajtjen e homazheve në nderim të publicistit të njohur Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e 26 prillit. Trupi i pajetë i Ardian Klosit, do të vendoset në hollin e Bibliotekës Kombëtare sot nga ora 12.00-14.00 për homazhet nderuese para përcjelljes për në banesën e fundit. Klosi u vetëvar në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
 

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur një hetim procedurial për vetëvarjen e Ardian Klosit, ndërsa e shoqja e tij, shtetasja gjermane Jutta Benzenberg, i ka dhënë policisë një mesazh telefonik që ka marrë nga i shoqi pak çaste para vetëvrasjes.
 

Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, por kohët e fundit u shfaq edhe si aktivist i shoqërisë civile. Ai lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës.

Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Pas vendosjes së demokracisë Klosi u tranferua në Gjermani, ku u njoh edhe me fotografen që do të bëhej bashkëshortja e tij. Nga martesa e tyre erdhën në jetë 2 vajza.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›