E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 31 maj mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare, zgjidhet anëtari i ri i KLD-së

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të Ligjit nr.77 datë 26.07.2012 Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, neni 13/b, do të thërrasë mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila do të organizohet në Tiranë në datën 31.05.2013.

Gjatë punimeve të kësaj konference do të votohet për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga gjykatat e apelit, pas lënies vakant të këtij posti, nga emërimi i Artan Brocit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Përsa më sipër sqarojmë se, bazuar në vendimin e datës 03.05.2013 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mandati i Z. Broci në K.L.D, i përket anëtarit të Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 9, pika 2 të Ligjit Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

Gjithashtu, anëtarët e konferences do të diskutojnë çështje të cilat kanë interes të veçantë për trajtim, mbi prioritetet dhe problematikat e gjyqësorit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›