E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës, Bashkia informon organizimin e lëvizjes

Në vijim të mbarëvajtjes të procesit të punës për zbatimin e punimeve të objektit Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se si pasojë e kryerjes së punimeve (asfaltim), ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e Dibrës, nga kryqëzimi me rrugën Siri Kodra, deri në kryqëzimin me rrugën Bardhyl, duke filluar nga ora 21.00 e datës 11.05.2013, deri në datën 13.05.2013.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së Dibrës, nga kryqëzimi me rrugën Siri Kodra, deri në kryqëzimin me rrugën Bardhyl do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje – perëndim.

Shërbimi i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio, në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër rruga e Barrikadave Ferit Xhajko rruga e Dibrës, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.

Shërbimi i linjës së transportit urban Tufina në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër Luigj Gurakuqi Hoxha Tahsim Bardhyl rruga e Dibrës, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›