Më 4 prill, Shqipëria në NATO, Tirana në festë

Katër prilli i vitit 2009 shënon edhe datën kur shqiptarët realizojnë ëndrrën e tyre disa vjeçare për tu bërë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë. Samiti i Strasburh Keln pritet të zyrtarizojnë ftesën që Shqiperia ka marrë për tu bërë pjesë e kësaj aleancë me vlera të jashtëzakonshme. Kreu i shtetit Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentaria Jozefina Topalli, ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi por edhe kryetaria e ligjvënësve socialistë Valentina Leskaj pritet të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë samit, i cili është historik për vendin. Shqipëria por veçanërisht kryeqyteti janë mbushur me dekorin e festës me rastin e hyrjes tonë në NATO. Rrugët, sheshi përpara bustit të ish-diktatorit por edhe të gjithë ambientet e tjera jënë mbushur me logon e kësaj aleancë. Kuvendi i Shqiperisë pa dyshim që ka zënë peshën më të madhe të këtij dekori madhështor i cili e mbush shqiperinë me vlera, siguri dhe më shumë dinjitet. Konsenusi i të gjithë klasës politike për këtë arritje ia shton edhe më shumë bukurinë festës së të gjithë shqiptarëve. Media nga ana tjetër do të jetë prezente në punimet e këtij samiti të jashtëzakonshëm ku shqiperia dhe kroacia pritet të marrin ftesën për tu rrjeshtuar përkrah 26 vendeve të NATO-s me të drejta të plota.