E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksident, vdes 68 vjeçarja

Një 68 vjeçare nga Elbasani u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një i ri, tashmë i ndaluar nga policia. Shefikate Driza ishte duke kaluar në segmentin rrugor që lidh qytetin e Elbasanit me fshatin Kuqan, kur u përplas nga autovetura tip Benz, me targë EL 98 58 B, që drejtohej nga 21 vjeçari Mirjan Qosja. Mësohet se 68 vjeçarja ka mbetur e dëmtuar rëndë dhe ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejura me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›