Meta:Bujqësia në krizë, është koha për të vepruar
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim me anëtarët e kësa force politke e ka cilësuar cilësuar bujqësinë si themelin bazë të një ekonomie të shëndoshë u shpreh se është koha për të vepruar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza ekonomike dhe braktisja e shtetit dhe e qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se me ardhjen e LSI-së në pushtet do të hapen 30 mijë vende pune dhe kjo do të realizohet përmes mbështetjes së bankave dhe sipërmarrësve të cilët do të luftojnë për të krijuar industrinë agropërpunuese.