E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit.

Më herët, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës mbi projektligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, duke theksuar se është miratimi nga Komisioni Evropian.

Kumbaro citoi përgjigjen nga Komisioni Evropian, i cili ka dhënë dakordësinë për këtë projektligj.

Ministrja Kumbaro u shpreh se miratimi i këtij ligji përmbyll detyrimet për Kapitullin 26, dedikuar arsimit, që do të thotë se do të jetë kapitulli i parë që do të përmbyllet në raport me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›