E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë e rikthen në Apel/ Rigjykim për masën e sigurisë për Metën

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish presidentin Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqsorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.

Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. E njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.

Ilir Meta u arrestua në tetor 2024. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, lidhur me hetimet për CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish Levizjes Socialiste për Integrim si dhe për hetimin pasuror që prokuroria kreu ndaj tij dhe familjarëve të tij.

LEXO EDHE: Afera “CEZ-DIA”, Meta: Vetëm Rama mund të emërojë administrator të miliona eurove një bodigard në vartësi të tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›