E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita proteston në Kuvend me pankarta për dosjen e AKSHI-t

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me një formë proteste nga opozita, e cila ka zgjedhur të paraqitet me pankarta në sallë, në shenjë kundërshtimi ndaj çështjes së njohur si “dosja e AKSHI”.

Në tavolinat e deputetëve opozitarë janë vendosur gjithashtu foto të disa personave të përmendur në këtë çështje, përfshirë Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Sipas opozitës, këta persona akuzohen për korrupsion dhe parregullsi në procedurat e tenderave, ndërsa protesta në Kuvend vjen si formë denoncimi publik ndaj kësaj çështjeje.

Seanca ka vijuar mes tensioneve dhe debateve politike, ndërsa opozita ka kërkuar transparencë dhe hetim të plotë të rastit.
#tempullnews #kuvend #opozita #proteste

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›