E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 9 maj, balotazhi në Istog

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që më 9 maj të mbahet balotazhi për kryetar të Istogut. Anëtarët e KQZ’së bënë vërejtje në Ligjin për zgjedhjet, i cili për 40 vota po shpenzon 180 mijë euro. Kryesuesi i mbledhjes së KQZ’së, Albert Kinolli, ka thënë se në balotazh do të shkojnë Haki Rugova (LDK) dhe Shasivar Haxhiaj (PDK).

Anëtari i KQZ’së nga radhët e AKR’së, Fadil Maloku tha se Ligji për Zgjedhjet Lokale e procedurat e balotazhit janë duke shpenzuar me mijëra euro para publike.

“Balotazhi në këto zgjedhje lokale ka shpenzuar me qindra mijëra e miliona para publike. Askush nuk është kundër certifikimit, askush nuk është kundër ligjit ekzistues, por duhet të ekzistojë një konstatim shtesë dhe të dijë publiku që për 40 vota po shpenzohen 180 mijë euro të qytetarëve”, ka thënë Maloku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›