Sejdiu merr pjesë në varrimin e presidentit polak

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar sot drejt Polonisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit polak, Lech Kazcynski.
Këshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, ka bërë të ditur për KosovaPress se presidenti Sejdiu po shoqërohet nga këshilltarët e tij.
Presidenti i Polonisë, Kazcynski humbi jetën në një aksident ajror në Rusi, të shtunën e kaluar. Në këtë fatkeqësi humbë jetën edhe 95 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e presidentit Kazcynski, shefi i ushtrisë polake, shefi i shërbimit informativ, guvernatori i shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Ceremonia e varrimit të presidentit Kazcynski zhvillohet nesër. Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar shumë presidentë dhe drejtues të tjera botërorë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Por një numër i tyre mund ta anulojnë pjesëmarrjen për shkak të vështirëve që janë krijuar me fluturimet e aeroplanëve, pasi një re gjigante e pluhurit nga vullkani që shpërtheu në Islandë e ka mbuluar një pjesë të Evropës.