Mërgimtarët trajtohen me ligj

Mërgata e Republikës së Kosovës për herë të parë do të fillojë të trajtohet me ligj nga institucionet vendore.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten Ligjin për mërgatën, nëpërmjet të cilit do të mundësohet themelimi i Agjencisë së Mërgatës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe qendrave kulturore në vende të ndryshme të diasporës.
Sipas memorandumit shpjegues, Ligji për mërgatën e Kosovës rregullon fushën në veprimin e ruajtjes së identitetit dhe zhvillimin e kulturës së mërgimtarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë Republikës së Kosovës.
Në arsyetimin për këtë ligj, thuhet se ai është i domosdoshëm, sepse nëpërmjet tij rregullohet organizimi dhe funksionimi i mërgatës në formë institucionale.
Nëpërmjet këtij ligji, sipas nenit 2, ndihmohet organizimi i mërgatës kosovare në shtetet e ndryshme.
“Ligji për mërgatën ndihmon, nxit dhe zhvillon marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve ku mërgata është prezente”.
Neni 8 i këtij ligji rregullon mënyrën e funksionimit dhe themelimit të Qendrës Kulturore të Kosovës për Mërgatën. Kjo qendër themelohet për organizimin, komunikimin, ndërlidhjen, edukimin, arsimimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor të mërgatës së Kosovës.
“Organizimi i mërgatës për përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës do të funksionojë në kuadër të qendrave kulturore të Kosovës për mërgatën, të cilat themelohen në vendet me interes për mërgatën dhe për Kosovën”.
Këto qendra kulturore, sipas Ligjit, do të regjistrohen si subjekte juridike, joprofitabile, në pajtim me ligjet në fuqi të vendeve ku ato veprojnë.
Neni 9 i projektligjit flet për përgjegjësitë e qendrave kulturore të Kosovës për mërgatën (QKKM).
“QKKM’të kanë përgjegjësi të promovojë njohuri të përgjithshme të Kosovës, të nxisë dhe zhvillojë njohuri për gjuhët, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, të nxisë bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të tjera”.
Sipas Ligjit, QKKM’të po ashtu do të ofrojnë informata dhe udhëzime për investimet në Kosovë, lehtësimet fiskale, organizime kulturore e arsimore, takime me bashkatdhetarët dhe strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe shteteve përkatëse ku jetojnë mërgimtarët.
“QKKM’të, me plane dhe programe nxisin investimet e kapitalit në vendlindje”.
Sipas nenit 12, Agjencia e Mërgatës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për Arsim, sipas programit arsimor, ndihmon dhe përkrah zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare të Kosovës, në vendet ku mërgata e Kosovës është e madhe në numër, është kompakte në shtrirje apo ku ka interes të veçantë shtetëror.
“Qeveria e Kosovës do të lidhë marrëveshje bilaterale me vendet përkatëse ku jetojnë pjesëtarët e mërgatës së saj, për avancimin e procesit mësimor të gjuhëve zyrtare dhe kulturës së Republikës së Kosovës. Organizimi i procesit mësimor dhe përzgjedhja e arsimtarëve në vendet përkatëse ku jeton dhe vepron mërgata, rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga Agjencia dhe të miratuar nga Qeveria”.
Ky ligj është hartuar nga Zyra e Kryeministrit dhe është i pari në infrastrukturën ligjore që bëhet për mërgatën e Kosovës.
Model për hartimin e këtij projektligji është marrë legjislacioni i Sllovenisë dhe praktikat më të mira të Kroacisë si dhe të Këshillit Britanik.
Sipas nenit 14 të Ligjit për mërgatën, Radio-Televizioni i Kosovës obligohet që të sigurojë 5 deri 7 për qind të skemës programore mujore për mërgatën e Kosovës.