Me 9 shtator mblidhet Kuvendi i ri

Një ditë pas zyrtarizmit të rezultatit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i republikes Bujar Nishani ka dekretuar dhe datën e mbledhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Dita e hënë më datë 9 gusht në orën 18:00 do të shënojë nisjen e legjislaturës së 19-të të Kuvendit të Shqipërisë. Në fakt, duket se stafi i Presidentit nuk është përditësuar me një vendim të marrë disa muaj më parë nga Parlamenti, i cili vendosi me konsensus ndryshimin e numërtimit të legjislaturave. Nëse dekreti i Presidentit do ta reflektonte këtë ndryshim ligjor, atëherë të hënën e 9 shtatorit nuk mblidhet legjislatura e 19-të, por legjislatura e 8-të e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi përmes një mesazhi në rrjetin social Tëitter ka përshëndetur përfundimin e procesit zgjedhor dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me parlamentin dhe qeverinë e re. / Top Channel