ldquoKapitull i ri per diplomacinerdquo

Në një intervistë për “Top-Channel”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama jep detaje të tjera që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi.
Sipas Ramës, qëllimi primar i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tre shtete të cilat ai i quan partner strategjikë. “Ne jemi të gatshëm qe të ngremë në një nivel të panjohur marrëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”, thekson Rama. Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të shkuara nuk ka bërë sa duhet për sa i përket marrëdhënieve me këto tre shtete. Muhamed Veliu - Në ndryshim me kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti që ju e barazuat Turqinë si një partner strategjik, siç konsideruat Italinë dhe Greqinë, çfarë ju shtyu të merrni këtë vendim? Edi Rama - Përfshirja e Turqisë në partnertin strategik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor shumë të rëndësishëm, e fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë të gjithë këtyre viteve. Muhamed Veliu - A mendoni se dhënia e këtij këtij statusi Turqisë do të xhelozojë fqinjët tanë? Edi Rama - Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozitë potenciale, unë besoj që duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët e të cojmë përpara një proces partneritieti strategjik me të tre këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politike e ekonomike. Kjo ishte një pjesë e intervistes që zoti Rama i dha sot gazetarit Muhamed Veliu. Gjatë intervistës, ai flet edhe për çështjen e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, atë të kufirit detar, për të cilën ai pranon se është biseduar gjatë qëndrimit në Athinë me kryeministrin Samaras. Intervistën e plotë te zotit Rama do ta ndiqni në edicionin qëndror të lajmeve të orës 19:30 në “Top-Channel”. / Top Channel