Me Kadarenë nuk na ndau letra për Berishën siç shkruan Helena
Në një intervistë dhënë gazetarit Alfred Peza në Debat në Vizion Plus, akademiku i njohur kosovar Rexhep Qosja jep disa vlerësime lidhur me botimet e fundit në Tiranë dhe ndalet tek marrëdhëniet me Ismail Kadarenë. Më poshtë pjesë nga intervista e transmetuar mbrëmë:
Pak ditë më parë në Tiranë u mbajt një panair libri i cili tërhoqi vëmendje… Si e keni përcjellë këtë lajm?
Më ka bërë përshtypje diçka sivjet, që mund të jetë për herë të parë. Mediat, unë sigurisht nuk i kam parë të gjitha, por flas për disa që i kam parë, të gjithë kohën i kushtuan kujdes disa veprave (…) Ato ditë u botua dhe libri historik i Arben Putos. Pashë një informatë dhe asgjë më, një vepër me rëndësi e Arben Putos. U nënçmuan vepra të tilla. Kjo gjë është jo shumë e dëshiruar për kulturën tonë dhe jo pa pasoja për të.
Jeni njohur me librin e Edi Ramës?
Pokam lexuar disa pjesë, por jo librin në tërësi.
Po libri Enver Hoxha i B.Fevziut?
Ai është një libër publicistik. Kam lexuar më shumë pjesë të atij libri të botuar edhe në gazetat e Prishtinës. Është vepër publicistike, jo shkencore. Nuk i plotëson kushtet të quhet vepër shkencore. Për një autor të talentuar siç është Blendi Fevziu, unë mund të them se ajo nuk mund të quhet fotografi e Enver Hoxhës. Është vepër që si plotëson kriteret shkencore për të bërë një monografi shkencore.
Të bësh një biografi, siç e quan, për Enver Hoxhën, obligimet janë shumë të mëdha. Për çdo figurë politike që ka sunduar për 40 vjet janë obligime shumë të mëdha për atë që merr lapsin të shkruajë për atë. Nuk mund të shkruhet për Enver Hoxhën pa u futur në arkiva, jo vetëm të Shqipërisë, smund të pretendojmë të themi gjë të saktë, të ndershme, që flet objektivisht për Enver Hoxhën, punën e tij, sundimin e tij, ideologjinë e tij, politikën e tij, moralin e tij, pa u futur në arkivin e Shqipërisë, në arkivin e komitetit qendror, në arkivin qendror të Shqipërisë, pa u futur në arkivat e Jugosllavisë, në arkivat e Beogradit, pa u futur në arkivat e Bashkimit Sovjetik, pa u futur në arkivat e Uashingtonit, të Londrës, pa u futur në arkivat e Romës dhe të Athinës. Absolutisht nuk mundet. Ka materiale shumë atje për Shqipërinë, për diktaturën, për Enver Hoxhën. Unë kam lexuar këto ditë biografinë me 3 vëllime për Trockin, të Isak Dojçerit, vepër monumentale, e punuar shumë gjatë, e punuar prej një gjeniu të shkencës, përmes të cilës njeh Trockin, por njeh historinë e Bashkimit Sovjetik. Për Enver Hoxhën, duke njohur jetëshkrimin e Enver Hoxhës, ai që bën jetëshkrimin e tij duhet të na bëjë të mundshme të njohim Shqipërinë e kohës së tij njëkohësisht. Eshtë shkencë një monografi për Enver Hoxhën. Duhet ta presim atë monografi gjatë për të kuptuar Enver Hoxhën dhe për të kuptuar diktaturën e asaj kohe.
Sa gjatë do të presim, kanë kaluar 25 vjet….
Nuk do ta kemi shpejt në dorë atë biografi sigurisht.
Kush mund ta shkruajë?
Shkencëtarët. Duhet formim shkencor, historik.
Profesor, jeni njohur me librin e Helena Kadaresë?
Poashtu kam lexuar pjesë të këtij libri, jo në tërësi librin.
Keni lexuar pjesët që lidhen me ju?
Po, kam lexuar pjesët që lidhen me mua (…) Unë Helena Kadarenë e njoh ndoshta prej vitit 1972, kur ka shkuar një delegacion i shkrimtarëve të Kosovës për të vizituar shkrimtarët e Shqipërisë, në Tiranë. Në delegacion kam qenë edhe unë. Aty jemi takuar për herë të parë. Ndoshta për herë të parë edhe me Ismailin edhe me Helena Kadarenë. Natyrisht jam takuar edhe në shtëpinë e tyre, kam qenë i ftuar prej tyre. Kam qenë mysafir në shtëpinë e tyre jo vetëm një herë. Ata kanë qenë në shtëpinë time në vitin 1999, pas luftës, në muajin tetor ndoshta, në panarin e librit në Prishtinë.
Ka pasur një rivalitet letrash midis jush dhe Ismail Kadarenë?
Unë sdo të flisja për rivalitetit. Unë do të flisja për pikëpamje absolutisht të ndryshme.
Të ndryshme letrare apo jashtëletrare?
Jo, teoriko-letrare, historiko-letrare, kritiko-letrare, në përgjithësi krijuese. Ismaili ishte përfaqësues i realizimit socialist, më i dukshëm, më ekspresiv, më i shquari i realizimit socialist…
Mos është pak e rëndë kjo?
Jo, ai ka shkruar edhe vepra që dalin prej kësaj dogme, dalin.
Kush janë veprat që dalin që dalin nga dogma e realizmit socialist të Ismail Kadaresë?
Shiko, unë kam shkruar për Kështjellën, kam shkruar për të, kjo vepërdelprej dogmës së realizmit socialist. Piramidat edhe vepra të tjera. Këto që i ka shkruar pas viteve 80, por ai ka shkruar edhe shumë vepra që janë ekzemplarë të realizmit socialist, janë konkretizim të realizimit socialist dhe këto janë shumë. Unë e lexova tani deklaratën e Martin Camajt. Korrigjimin që bëri gjermani në Shekulli për Kadarenë, tani ai kërkoi falje, por kjo e dyta që ai botoi ishte pak më e rëndë se e para. Dilte se Martin Camaj është gëzuar që Ismaili ka kaluar, se tani do të shkruajë letra që do të jenë të liruara prej atyre kufizimeve që ai kishte përpara, vepra të tjera.
Shqipëria ka qenë një diktaturë dhe e egër…
Por diktatura të egra ishin edhe këto të tjerat… Në Jugosllavi janë bërë shumëfish pushkatime më shumë se në Shqipëri.
Të vijmë tek libri i Helenës, tek momenti që përshkruan pjesën tuaj…
Po. Aty mua më befasoi. Unë kisha një perceptim tjetër për shkrimtaren, zonjën Helena Kadare, ajo aty thotë disa të pavërteta. Mosmarrëveshjet e Kadaresë me mua skanë filluar atëherë, në 1997 thotë ajo për shkak të dy letrave që unë ia çova Kadaresë. Më së pari, ato letra nuk ia kam çuar si thotë, ata mund ti kenë gjetur në kutinë e postës në shtëpi, por unë si kam çuar. Si do ti çoja unë në kutinë e tyre të postës ato letra? Unë skisha adresë të Ismail Kadaresë. Unë i kam çuar tek botuesi i tij nëParis. Kam marrë të dhëna për adresën e botuesit dhe i kam çuar përmes faksit, në atë adresë, një letër të shkruar frëngjisht që me lutjen ato artikujt tia dorëzojë Ismail Kadaresë. Tani nëse botuesi i Ismail Kadaresë nëParisia ka futur në atë kutinë e postës në shtëpi kjo është keq edhe për Ismailin edhe për botuesin e tij, pasi është dashur tia japë në dorë, ta thërrasë që të shkojë ti marrë ose tia çojë me dikë prej shtëpisë botuese atje.
Cili është burimi i konfliktit tuaj në atë kohë?
Mosmarrëveshja që ju quani konflikt nuk ka ndodhur në atë kohë. Unë i kam shkruar Ismail Kadaresë në atë letër. Kjo ka qenë themelorja. E lexova në intervistë të Ismail Kadaresë dhënë diku në Europë, e lexova të përkthyer në të cilën ai thoshte që në shqiptarët që po ikin në 1997 prej Shqipërie po djegin çdo gjë për tiu bërë të mundur që tiu thonë europianëve se skemi ku rrimë atje, pranonani ju. Ishte fyerje e madhe kjo për ata shqiptarë dhe për Shqipërinë. Nuk iknin shqiptarët duke djegur dhe pjekur Shqipërinë, iknin prej situatës politike, regjimit të Sali Berishës. Unë i thashë Kadaresë, shkrimtarët kurrë sjanë vënë në anën e politikanëve për të mbrojtur dhunën e tyre, e regjimeve, shkrimtarët janë vënë në anën e popullit, vihu mbroje popullin dhe jo Sali Berishën. Kjo ishte teza e krejt letrës sime. Me asgj
