Anxhela Martini bëhet pjesë e sagës Kardashianët
Modelja shqiptare me famë botërore dhe Miss Universi për vitin 2010 Anxhela Martini, po sundon faqet e para të revistave më në zë të modës në Shtetet e Bashkuara.
Bukuroshja shqiptare ka ngritur kompaninë e saj The Martini Corporation, duke realizuar ëndrrën e saj për krijimin e një linje personale të brendshmesh.
Anxhela Martini do të shfaqet në sagën e Bashkë me Kardashianët, pikërisht në pjesën Kourtney & Kim Take New York e cila do të shfaqet nesër. Modelja super seksi shqiptare ka tërhequr syrin e shumë botuesve të revistave, duke lënë në hije shumë kolege të saj.
Suksesi i Martinit nuk ndalon vetën në pasarela dhe revista, kohët e fundit ajo është vlerësuar dhe si një prej 100 personave më me influencë në Zvicër.