E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Surkov, çeçeni i Putinit që po bën zap Kremlinin

10-12-2011 / Gazeta 55

Pas Putinit dhe Medvedit i treti që ka më shumë ndikim është ai Vladislav Surkov, çeçen me origjinë. Në zyrën e tij në Kremlin, thonë të paktët njerëz që kanë pasur mundësi ta shohin, ka foto të Ce Guevara-s dhe John Lennon, por edhe të Presidentit amerikan, Obama, dhe të këngëtarit amerikan, Tupac Shakur. E megjithatë Vladislav Surkov është cdo gjë tjetër, por jo një “revolucionar”, as ëndërrues dhe as kontestator. Ai është zëvendësshef i administratës presidenciale që nga viti 2000, fillimisht me Putinin dhe më pas me Medvedevin dhe konsiderohet si eminenca gri e Kremlinit, arkitekti dhe gardiani i sistemit politik rus. Një Makiavel gjysmë çeçen që këshillon pa pikë paragjykimi “princin” e tij Vladimir, duke e krahasuar atë me Ruzveltin apo duke i thënë përditë se duhet të jetë i vetëdijshëm se “një i dërguar i Zotit dhe i fatit”. Ai është i vetmi drejtues i mbijetuar nga epoka e Jelcinit dhe ndër të paktët që nuk bën pjesë në grupin “Peter’s boys”, klani i Shën Peterburgut që vërtitet rreth Putin. Ka shumë nga ata që thonë se ai është njeriu i tretë më i fuqishëm i Kremlinit dhe me të drejtë. “Slava”, siç e quajnë miqtë, ka punuar gjithmonë në prapaskene,  për  Putinin dhe kalitjen e Partisë Rusia e “Rusia e Bashkuar”, lëvizjen rinore “Nashi”, teorinë e “demokracisë sovrane” dhe të gjitha mediat e regjimit. Madje dhe Partinë “Kauza e Drejtë” që Kremlini donte ta rigjallëronte si një parti liberale për t’i dhënë pak ngjyra spektrit politik. Por sapo oligarku që kishte në krye kjo parti, Mikail Prokhorov, reagoi shenja pavarësie, ndaj saj u hap një çështje financimesh dhe partia vetë mori goditje të madhe. Ai ishte në fakt oligarku i parë që doli në fushën e politikës që pas burgosjes së njeriut më të pasur të Rusisë, Mikail Khodorkovski në vitin 2003. Edhe ai u burgos, sepse kishte qëllime politike. Ndërsa shefi i partisë në fjalë, Prokhorov, ishte ndër të tjera edhe njeriu që për herë të parë zgjati gishtin e akuzës ndaj Surkov, duke i kërkuar edhe dorëheqjen: “Në vendin tona është një buratin që ka monopolizuar të gjithë sistemin politik dhe kontrollon me grusht të hekurt edhe median e Rusisë. Për sa kohë që personazhe të tillë do të drejtojnë procesin politik të vendit, Rusia nuk do të shohë dritë të bardhë”. Si përfundim, lideri i partisë pas kësaj deklarate u zhduk nga skena politike, ndërsa vetë i akuzuari Surkov, vetëm dy javë pas kësaj akuze, mori një medalje nga Putini për shërbime të shquara ndaj vendit dhe vazhdon që të qëndrojë sërish i palëkundur në pozicionin e tij dhe të lëvizë fijet e politikës dhe medias në Rusinë që ndodhet në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Por në biografinë e tij zyrtare ka disa zona me hije. Sipas saj, ai paska ardhur në jetë më 21 shtator të vitit 1964 në rajonin e Lipetskut, ku në fakt zbarkoi vetëm në vitin 1969, së bashku me mamanë e tij ruse, e cila i dha mbiemrin e saj, pasi ishte braktisur nga bashkëshorti. Ai vetë e ka pranuar një gjë të tillë në një intervistë të rrallë që ka dhënë për “Der Spiegel”. Në të ai pranon se ka lindur në një fshat çeçen. Çeçen ishte edhe i ati dhe çeçen ka qenë edhe emri i tij i parë, Aslambek, që i korrespondon në rusisht emrit Vladislav. Një tjetër epokë e errët në biografinë e tij zyrtare është ai i shërbimit ushtarak: shërbeu në trupat e artilerisë sovjetike në Hungari nga viti 1983 deri në vitin 1985. Por në vitin 2006 ministri i Mbrojtjes i asaj kohe në Rusi, Sergei Ivanov, ish-shef i KGB-së dhe aktualisht numri dy i qeverisë, deklaroi se Surkov kishte shërbyer në trupat GRU, Shërbimi Sekret Ushtarak Rus, që është edhe shërbimi sekret më i madh dhe më misterioz në vend. Më pas ka probleme edhe për sa u përket studimeve. Fillimisht frekuentoi në Moskë Institutin e Çelikut dhe më pas Institutin e Kulturës, por ndërkohë ka një diplomë në ekonomi, të cilën e ka marrë në fund të viteve ’90 në Universitetin Ndërkombëtar të Moskës, një shkollë private, rektor i të cilës ishte kryebashkiaku i parë i Moskës, Gavril Popov. Karriera e tij brilante nisi në vitin 1991 fillimisht si PR në Menatek Bank. Aty njeh edhe gruan e tij të dytë, Natalia Dubovitskaja, që më pas i jep dy fëmijë pas djalit që pati me gazetaren Julia Vishnjevskaja, gruan e tij të parë. Ajo ishte motra e gruas së Anatoli Cubais, babai i privatizimeve jelciniane. Më pas hyri në “Alfa Bank” që ishte pronë e oligarkut Mikhail Fridman dhe bëhet zëvendësdrejtor dhe më pas kalon drejtor i një kanali televiziv në pronësi të Boris Berezovskit.
Më në fund kapërceu në Kremlin si këshilltar i shefit të administratës presidenciale të Jelcinit, Aleksandër Voloshin, një tjetër eminencë gri ky, dhe më pas që nga viti 2000 është marrë vetëm me Putinin si zëvendësshef i administratës. Në këtë dekakë ai bëri famën dhe pushtetin. Ngriti një rrjetë merimange që ka pasur viktima me famë: si Gorbaçov, që e akuzoi më pas Surkovin se ky i paska fikur zjarrin për krijimin e një partie socia-demokrate (aq sa nuk e regjistruam), apo ish-balerina  e ballshoi Anastasia Vollshova, që ka akuzuar këshilltrain e kremlinit si manovrator i medieve pasi ajo u largua nga Partia e Putinit dhe se kishte tërhequr firmën e saj kundër Kordokovskit.
Megjithatë  ky personazh që të afron dhe të jep frikë është i përshkruar nga njerëzit e tij të afërm si një njeri kreativ dhe ironik, që ka pasione dhe interesa Bohemiane dhe do shumë edhe poezinë e Allen Ginsberg, i bie kitarës, shkruan tregime, poezi dhe këngë ( për shembull këngën “ gjysmë ishuj” të grupit Agata Kristi. Bile është autor i një romani “ganstra fiction” me tone ferri , të recensuar nga London Book Revieë dhe të luajtur në teatër: “Gati zero”, të botuar me pseudonimin Nathan Dubovitski.  Dhe ka dalë në 2009 në revistën “pionieri Rus” të gazetarit thumbues Alexei Koleshnikov, që ka shkruar thumbime kundër Putin dhe Medvedev: dhe një tjetër paradoks që shoqëron Surkovin. Libri rrëfen jetën e një botuesi, Iegor Samokdohov që merret PR, si Surkovi në vitet 90, për të ngritur imazhin e politikanëve dhe deputetëve të korruptuar me shantazhe dhe korrupsion. Në një pasazh një gazetare e opozitës, që të gjithë e lidhin me Ana Politkovskaja, i thotë atij se “urren ata të pushtetit”. “Nuk urren ata, por veten”, i përgjigjet botuesi, duke i shpjeguar se “padrejtësia dhe përdorimi i forcës bën pjesë në jetë dhe që i thotë të bashkëjetojë me të dhe jo ta shkatërrojë”. Dhe nuk është rastësi, që në faqen profilin e Facebook, duket ne foto, Surkov i vendosur midis Putinit dhe Medvedevit,  propozon një citat: Të gjithë të shikojnë si je, por pak ndjenjë si je: një citat i Makiavelit, që e cilëson si frymëzuesit e tij, bashkë me Niçen, Nabukovin dhe Dostojevskin,
Marrë nga Revista italiane L’Espresso.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›