Me Posta Shqiptare, 2 orë më shpejt në skajin më të largët
Prej 1 shtatorit, flota e mjeteve të Parkut të Transportit postar do të mbërrijnë në çdo skaj të Shqipërisë të paktën mbi 2 orë më shpejt. Shtypi i përditshëm tashmë do të mbërrijë në të gdhirë në të gjithë vendin, si dhe me tarifat më të lira në treg. Këtë bën me dije zyra për shtyp e këtij institucioni. Madje, në linja të tilla si të Sarandës, apo Kukësit do të shkohet përkatësisht në 3 orë e 10 minuta apo 4 orë dhe 15 minuta më shpejt. Ky do të jetë një realitet i ri i kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare i forcimit të shërbimit të transportit për klientët e saj dhe gjithçka u mundësohet pas riorganizimit të ri të punës që iu bë filiali i Transportit. Tashmë çdo objekt postar që do të përpunohet në filialit e transit-shpërndarjes, ku mund të veçojmë këtu dhe shtypin e përditshëm do të mbërrijnë në cepin më të largët në vend në kohë rekord. Pas analizës 6-mujore të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare në kuadrin e arritjeve të reja si dhe vazhdimin e atyre që pas vitit 2005, një ndër detyrat prioritare ishte riorganizimi i filialit të Transportit. Kryerja e një revolucioni të tillë erdhi jo vetëm se Posta Shqiptare e konsideron klientin Mbret, por dhe për përmirësimin e mëtejshëm të punës së saj. Transporti për të tretë është një shërbim i ri, i cili kryhet për çdo qytetar apo kompani dhe mbi të gjitha ka një tarifë 50% më të ulët se tregu ku makina në dispozicion i bie 60 lekë për kilometër. Për këtë shërbim vë në dispozicion të bizneseve dhe individëve një park të fuqishëm prej 100 mjetesh transporti me kapacitete nga 500 deri në 1200 kg.