E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Xhevdet Bajrajn

Të martën (10 korrik), në ora 18:00, në hapësirën e re të Qendrës Multimedia do të lexohen ekstrakte nga monodrama “Vrasja e mushkonjës”, e poetit dhe shkrimtarit tonë të mirënjohur që jeton në Mexico City, Xhevdet Bajraj.

Bajraj, i cili do të jetë prezent në këtë aktivitet që organizohet për nder të tij, do të lexojë dhe ai disa poezi të veta si dhe (mbas disa gotave raki), do të flasë për poezinë, për

Mexico City-n, për Kosovën e për shumëçka tjetër!

S’ka fjalime. Ka veç letërsi e raki.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›