E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs, lider i Britanisë në Olimpiadë

Ryan Giggs do të jetë kapiten i seleksionim të Britanisë së Madhe, e cila do të marrë pjesë ne turneun e futbollit, në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.

Futbollisti i krahut, legjendë e Manchester Unitedit, është njëri prej tre futbollistëve në mbi-moshë, të ftuar në ekipin britanik, në evenimentin që do të mbahet pikërisht në Londër.

Anglia do të përballet me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Senegalin. Giggs, 38 vjeç, do të debutojë si kapiten në një ndeshje me Brazilin, më 20 korrik në Middlesbrough.

Siç dihet, jashtë ekipit të Stuart Pearce ka mbetur veterani David Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›