‘Kthimi’ në Sundance

Sipas kumtesës përfundimtare të Sundance Institute, i cili bëri përzgjedhjen e programit të Sundance Film Festival 2012, edicioni i sivjet, që mbahet në janar 2012, do të përbëhet nga shumë filma amerikanë dhe ndërkombëtarë.
Kështu, nga 7,675 filma të shkurtër që aplikuan për pjesëmarrje, u zgjodhën vetëm 64. Në mesin e tyre, në kategorinë e filmave të shkurtër narrativ ndërkombëtar, është përzgjedhur edhe filmi kosovar “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, dhe skenar të Shefqet Gjocajt. Krahas tij në këtë kategori do të shfaqen edhe 27 filma të tjerë nga 16 shtete, që u përzgjodhën nga 3,592 filma konkurrues.
Ndryshe, Sundance Film Festival mbahet mes 19 dhe 29 janarit, në Park Cilty, në Salt Lake City, në Odgen dhe në Sundance, të shtetit federal amerikan Utah.