"Me akuzojne per droge me prova te montuara, policia me vodhi bizhuterite"
Fier- Nje i arrestuar per kultivim te bimeve narkotike ne Fier, akuzon policin per fabrikim te provave materiale dhe per vjedhjen e argjendarive nga shtepia e tij, kur kryenin kontrollin. Ngjarja ka ndodhur dy vjet me pare ne zonen e Ngjeqarit, ku pas kontrollit te perseritur ne banesen e Asllan Hoxhes, u zbuluan te fshehur ne bidone plastike 105 kg hashash. Dje eshte zhvilluar seanca gjyqesore e radhes, ku 53-vjecari Hoxha ka refuzuar avokatin mbrojtes, duke u shprehur se do te flase e mbrohet vete per kete ceshtje. Trupi gjykues kryesohej nga Alfred Konomi dhe me prokuror Genci Manen. Prokurori deklaroi se droga i perkiste pikerisht Hoxhes dhe se operacioni ka qene i ligjshem. Por ne kete moment e ka marre fjalen vete i dyshuari, duke hedhur poshte akuzat dhe pretenduar pafajesine. "Droga nuk eshte e imja. Kam kerkuar ekspertize per gjurmet e gishtave ne bidonet plastike. Ne banesen time jane bere dy kontrolle, ne te parin nuk u gjet asgje, kurse ne te dytin po. Ketu ka fakte qe te lene te dyshosh dhe une kerkoj pafajesi, pasi provat jane te fabrikuara dhe dikush tjeter ka futur drogen ne shtepine time", pretendoi Hoxha ne fjalen e tij para trupit gjykues. Ai deklaroi se ka qene emigrant ne France dhe ishte kthyer dy muaj para se te kontrollohej shtepia dhe as qe kishte pasur mundesi kultivimi te droges. Por akuzat me te renda ndaj policise, kane qene ato per zhdukjen e bizhuterive, sendeve te florinjta, prone e nenes se tij. "Nga banesa jane zhdukur sende me vlere, per te cilat prej dy vitesh nuk marre pergjigje. Madje mua me kane torturuar dhe familjen persekutuar, per kaq kohe", deklaroi i dyshuari Hoxha, duke e quajtur procesin te montuar. Seancen tjeter, trupi gjykues do te jape vendimin final per ceshtjen.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj