E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per bixhozin, plagoset nje 31-vjecar

Tirane-Nje sherr i nisur brenda kabineteve te nje kazinoje, ka cuar ne plagosjen e nje 31-vjecari. Armand Bicaku, banues ne Tirane eshte plagosur dje ne kembe nga Bledar Fejzullahu, 34-vjec. Sipas burimeve nga policia, mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:30 ne rrugen "Ndre Mjeda", prane Komisariatit numer 2 ne kryeqytet. I demtuari dhe autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, mesohet se kane qene duke luajtur ne nje kazino, ku mes tyre ka nisur sherri per lojerat. Debati ka vazhduar edhe me tej, kur Bicaku dhe Fejzullahu kane debatuar ne rruge. Mesohet se ne nje moment, 34-vjecari ka nxjerre nje arme pistolete dhe e ka qelluar 31-vjecarin ne kembe. Ky i fundit eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak ku ka marre ndihmen e nevojshme. Efektivat e policise se Komisariatit nr.2 ne bashkepunim edhe me inspektoret e Seksionit Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, kane kryer te gjitha veprimet hetimore, duke identifikuar ne kohe autorin e ngjarjes. Burime nga policia bene me dije, se dyshohet per nje tjeter person te implikuar si bashkepunetor i Fejzullahut. Ky i fundit eshte shpallur ne kerkim dhe akuzohet per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›