Arrestohet "polici" mashtrues i vizave amerikane
Tirane-Bie ne prangat e policise, nje person qe dyshohet se me ane te mashtrimit per nxjerrjen e vizave amerikane, perfitonte shuma te medha parash. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, bene te ditur se aksioni per kapjen e Marsel Arben Dhrosos, 22 vjec, lindur dhe banues ne Pogradec, u zhvillua gjate oreve te vona te mbremjes se dites se merkure. Arrestimi i tij, u be ne afersi te kryqezimit te "21 Dhjetorit", me disa dokumente te llojeve te ndryshme, si pasaporta per jashte shtetit, flete te printuara nga faqja e Interpolit, vertetime gjykate dhe prokurorie, fotokopje pasaportash dhe deshmie per drejtim automjeti, etj. Ne momentin e arrestimit, 22-vjecari i eshte prezantuar sherbimeve te policise, si punonjes policie. Pas kryerjes se veprimeve procedurale dhe pas verifikimeve te bera, rezultoi se Dhroso, ka mashtruar edhe nje person duke i vjedhur me ane te mashtrimit nje shume prej 35 000 lekesh si dhe dy pasaporta, per t'i nxjerre viza per ne SHBA. Materialet ne ngarkim te tij, i kaluan Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te "mashtrimit" dhe te "pervetesimit te titullit apo detyres shteterore".