Me borxhe s’ka pjesëmarrje në zgjedhje

Edhe pse presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka shpallur 3 nëntorin si datë të zgjedhjeve lokale, partitë politike nuk po nguten që t’i publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë nëpër komuna.
Derisa, drejtuesit e partive konsiderojnë se kanë kohë të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka shpallur afatin e certifikimit të partive politike të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan Tribuna.
Drejtoresha e zyrës për certifikim e partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi, ka njoftuar se afati për aplikim për certifikim është jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë (60) ditë para ditës së zgjedhjeve gjegjësisht gjerë më 04 shtator 2013./Ineksonline/