E Diel, 1 Nëntor 2026

Me buxhetin e ri, 800 mijë familje marrin më shumë fitime

Po zbërthehet edhe më shumë me gjuhën e shifrave, karakteri social i buxhetit më të madh financiar të shtetit shqiptar. Me vënien në zbatim të këtij projekti, 800 mijë familjeve shqiptare, do të marrin më shumë të ardhura, nga pagat e pensionet, apo nga ulja e mëtejshme e barrës fiskale. Me votimin formal, në seancën e së hënës, për 520 mijë pensionistë do regjistrohet edhe një tjetër rritje historike e shpërblimit që ata marrin nga buxheti i shtetit

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur dje në orët e para të mëngjesit një debat jashtëzakonisht të gjatë për projekt-buxhetin e shtetit të vitit 2009. Ky diskutim që vazhdoi prej afro 12 orësh pa ndërprerje, sepse në debat morën pjesë 75 për qind e deputetëve, u mbyll rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm pa një votim formal për buxhetin e ri. Ndërkohë që nga ana tjetër, qeveria ka planifikuar të kryejë vitin e ardhshëm 383 miliardë lekë shpenzime, ndërsa të ardhurat që parashikohen të mblidhen nga taksat mund të arrijnë në 333 miliardë lekë, pra një deficit rreth 4 për qind. Gjithashtu, qeveria ka planifikuar një fond rezervë prej 15.7 miliardë lekësh për të përballuar goditjet e mundshme nga kriza ekonomike botërore.
Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi në sallën e kuvendit se me buxhetin e vitit 2009 është programuar rritje rrogash dhe pensionesh deri në 50 për qind. Sipas shefit të ekzekutivit, “ky është buxheti i punonjësve me paga të ulëta, sepse nga kjo rritje do të përfitojnë 520 mijë pensionistë dhe do të mbështetet ekonomia e rreth 800 mijë familjeve”.
Berisha theksoi se krahas investimeve në rrugët kombëtare, do të vazhdojë asfaltimi i 600 km rrugëve rurale, ku fondet deri tani kanë shkuar deri në 800 milionë dollarë. Në fushën e shëndetësisë, kryeministri tha se janë parashikuar rritje 36% për investimet në digjitalizimin e sistemit të shëndetësisë, dhe dyfishim të pagave të mjekëve.
Por nga ana tjetër, opozita socialiste ngulmon në tezat boshe të saj ato të konspiracionit, duke mos iu shmangur dot nihilizmit dhe absurditetit të gjerë që e ka prekur. PS nuk pajtohet dot me buxhetin gjigant të vitit të ardhshëm, sepse me këtë buxhet Shqipëria del përfundimisht nga hendeku ku e kishte hedhur gjatë 8 viteve qeverisëse. Sipas deputetit socialist Arben Malaj, qytetarët nuk kanë para për të siguruar as furnizimet normale, ndërkohë që sondazhet e ndërkombëtarëve tregojnë se Shqipëria ka rënie në të gjithë treguesit ekonomikë. Pas një debati të gjatë me premtime të reja nga qeveria dhe komente mosbesuese nga opozita, seanca u mbyll pa u kryer asnjë votim në parim për buxhetin e ri. FMN dhe qeveria shqiptare mbyllën pak ditë më parë detajet e fundit të projekt-buxhetit të ri. Fondi parashikon se ekonomia shqiptare mund të ketë një rritje 4 për qind vitin e ardhshëm nëse do të mbahet në 4 për qind edhe deficiti buxhetor, duke kërkuar gjithashtu që të shtohen edhe masat mbrojtëse ndaj krizës ekonomike botërore.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›