E Diel, 1 Nëntor 2026

Me eksperiencë në Bundesligë dhe ka drejtuar 2 kombëtare, Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri

Vllaznia ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Bëhet fjalë për Csaba László, teknikun me eksperiencë ndërkombëtare, i cili do të marrë drejtimin e kuqebluve, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në qytetin e Shkodrës.

Trajneri hungarez vjen me një CV të pasur, pasi ka punuar në disa kampionate europiane, përfshirë Bundesligën, Skocinë, Belgjikën dhe Hungarinë. Gjithashtu, ai ka pasur edhe përvojën e drejtimit të dy kombëtareve, duke fituar eksperiencë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Csaba László është vlerësuar gjatë karrierës së tij edhe me çmime individuale, duke u shpallur Trajneri i Vitit në Skoci dhe në Hungari, një tregues i vlerësimit që ka marrë për punën e tij.

Me këtë emërim, Vllaznia synon të nisë një etapë të re, me ambicie dhe objektiva të qarta për të ardhmen. Tashmë, sfida e trajnerit hungarez do të jetë të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të përmbushë pritshmëritë e tifozëve shkodranë.

NJOFTIMI NGA KF VLLAZNIA

WELCOME TO VLLAZNIA, CSABA LÁSZLÓ!

Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve.

Trajneri i Vitit në Skoci

Trajneri i Vitit në Hungari

Eksperiencë. Personalitet. Ambicie.

Një kapitull i ri fillon në Shkodër.

Mirë se erdhe, Mister!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›