E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më futën kokën në kovë me ujë!”- Shehaj publikon dëshminë e studentit protestues: Efektivët e “Shqiponjave” thoshin ‘do të të vrasim po të të shohim në rrugë’

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar dëshminë e një të riu të shoqëruar nga Policia gjatë protestës së studentëve, i cili tregon se është dhunuar nga efektivët dhe se nuk është vizituar nga mjekët, pavarësisht shenjave të dukshme në fytyrë dhe në kokë.

protesta studenti

Në videon e publikuar nga Shehaj, studenti pyetet nëse ka ende shenja dhune dhe nëse është vizituar nga mjekët pas shoqërimit në komisariat.

“Ti ke akoma shenja te syri dhe te koka?” – pyetet ai.

“Po”, përgjigjet i riu, duke konfirmuar më pas se nuk është vizituar ende nga mjekët.

Studenti po ashtu tregon edhe për situatën që kanë përjetuar të rinj të tjerë të arrestuar gjatë protestës, me të cilët ka ndarë ambientet e paraburgimit.

Ai pretendon se një prej të rinjve kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në trup dhe se i kishte treguar për keqtrajtimin e ushtruar ndaj tij në Komisariatin nr. 2.

“Një që kisha unë në qeli, i kishin futur kokën në një kovë te Komisariati nr. 2, me ujë të qelbur. Nuk e di me çfarë ishte ajo”, rrëfen studenti.

Sipas tij, efektivët e kishin kërcënuar të riun duke i thënë: “Fute kokën te kova se do të të rrah”.

“Shumë i trembur, ishte rrahur në mënyrë masakër, masakër. Edhe e kërcënonin akoma Shqiponjat, i thoshin: ‘Po të pashë më në rrugë, do të të vras’”, dëgjohet të thotë ai në video.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›