E Diel, 1 Nëntor 2026

Me gjithe keto, Krishti u ngjall

Nga Anastas Janullatos
Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise
Klerit dhe popullit shpresetar e Orthodhoks,
Bij te shtrenjte me Zotin,
"Nese nuk u ngjall Krishti, besimi juaj eshte i kote" (1Kor. 15:17)
Nje mesazh trondites mbizoteron ne te kremten e sotme. I thjeshte dhe plot kuptim: Krishti u ngjall! Dhe kumbon per dyzet dite ne mbare boten orthodhokse. Behet fjale per nje siguri ne te cilen Kisha mbeshtetet. Krishti u ngjall dhe bashke me Te u ngjall natyra njerezore qe Ai mori.
Sigurisht, kjo Ngjarje tronditese nuk eshte pranuar nga shume vete. Ketu ne Shqiperi, ne periudhen e erret te diktatures ateiste, besimi dhe referimi ne Ngjalljen e Krishtit, konsideroheshin krim. Me gjithe keto, shume njerez, ne thellesi te zemres se tyre, pohonin: Krishti u ngjall! Per me teper, edhe sot ekzistojne ideologji dhe fe qe mohojne Ngjalljen e Perendinjeriut. Me gjithe keto, Krishti u ngjall!
Vete nxenesit e Krishtit ngurruan per lajmin e pare te Ngjalljes. Por me pas shpalosen te gjitha fuqite e tyre per te predikuar mesazhin gezimprures qe ndryshoi historine e njerezimit. Apostull Pavli, i cili bashke me apostujt e tjere ngulmonte ne ngjarjen e Ngjalljes, ne letren e tij drejtuar Korinthianeve formuloi ne menyre absolute nje hipoteze te vyer: "Nese nuk u ngjall Krishti, predikimi yne eshte i kote, dhe besimi juaj i kote" (1Kor. 15:14). Dhe pastaj perseriti: "Po nese nuk u ngjall Krishti, besimi juaj eshte i kote dhe jeni ende ne mekatet tuaja" (1 Kor. 15:17). Pa sigurine e Ngjalljes, besimi i krishtere eshte "i zbrazet", bosh, pa permbajtje esenciale dhe "i kote", i padobishem.
Kjo fjale tingellon e ashper, por perben esencen e Ungjillit. Nese hiqet Ngjallja, e tere ngrehina e krishtere rrezohet. Nuk shpetojne as idete e jashtezakonshme, as mesimet e mrekullueshme, as shembujt e admirueshem. Elementi i vyer, unikal dhe jetedhenes i Krishterimit eshte Ngjallja. Shume do te preferonin nje predikim te krishtere qe do te kufizohej ne mesime morale edukuese dhe gjera te pergjithshme rreth reciprocitetit, barazise, paqes, pa pasur predikimin rreth Ngjalljes. Por nje "krishterim" i tille eshte pa shije, jo i persosur, pa fryme jete. Perfundimisht nuk eshte Krishterim.
Arsyetimi i Apostull Pavlit plotesohet ne vargun pasardhes, "ne shpresofshim ne Krishtin vetem ne kete jete, jemi me te mjeret e gjithe njerezve" (15:19). Nese shpresa jone e krishtere kufizohet vetem ne kete jete, atehere jemi njerezit me te mjere dhe te denje per t'u vajtuar. Por e verteta eshte se Krishti eshte ngjallur duke u bere pema e pare per ngjalljen e te fjeturve. "Po tani Krishti u ngjall prej se vdekurish; u be pema e pare e atyre qe kane fjetur" (1 Kor. 20-21). Pavli e shtjellon me tej argumentimin e tij duke theksuar se te gjithe e kemi prejardhjen nga Adami, por shton se te gjithe ata qe jane trupezuar ne Krishtin do te marrin pjese ne jeten e re. "Sikurse vdekja erdhi me ane njeriu, keshtu edhe ngjallja e te vdekurve eshte me ane njeriu. Sepse sikurse te gjithe vdesin ne Adamin, keshtu edhe te gjithe do te marrin jete ne Krishtin" (1 Kor. 21-22). Krishti jo vetem u ngjall, por ngriti dhe ngjalli bashke me Veten natyren njerezore, te cilen mori.
Kisha Orthodhokse e shpall me kembengulje kete siguri shpetimtare, duke psalur ne menyre te perseritur "Krishti u ngjall!". Dhe thekson ne te njejten kohe: Ngjallja e Krishtit shpall se e verteta eshte me e fuqishme sesa genjeshtra; e mira eshte me e forte sesa e keqja; dashuria eshte me e fuqishme se urrejtja; jeta eshte me e forte se vdekja. Ungjilli nuk kufizohet vetem ne udhezime morale. Verteton edhe ngjalljen tone ontologjike. Prandaj mbetet nje mesazh gezimprures, i pandryshuar ne shekuj.
Ne nuk jemi naive, e dime se shume nga njerezit tane nuk e pranojne "shpresen qe ndodhet nder ne". Ndoshta me inat kembengulin per te mos e pranuar ose e quajne te parendesishme. Me gjithe keto, Krishti u ngjall! Nuk ka arsye ta fshehim se ngurrimi deperton edhe ne zemrat e shume te krishtereve. Por me gjithe ngurrimet dhe kundershtite, Krishti u Ngjall!
Kete siguri ngjallesore Kisha jone na fton ta jetojme ne menyre sa me te ndergjegjshme ne te kremten e sotme te ndritshme. Edhe pse ndonjehere mendja jone ka besim te paket, Krishti u ngjall! Ajo qe sot kerkohet eshte qe ky besim te mbeshtetet brenda nesh, te behet me i qarte dhe i palekundur. Dhe per me teper, te shpallet me guxim ne ambientin tone, si ne te afermin dhe ne te largetin: Krishti u Ngjall!
Shekujt qe kaluan deshmojne se besimi i krishtere ka qene cdo gje tjeter vecse jo "i zbrazet" dhe "i kote". Ky besim celi horizonte te reja per pranimin e te Pashprehshmit me fjale. U ofroi miliona njerezve fuqi te pashtershme qendrueshmerie, krijimi dhe perpjekjesh te mrekullueshme, i shfaqi ata protagoniste te perparimit dhe qyteterimit.
Vellezerit e mi, le te gezojme Pashken e sivjetshme, duke i kerkuar Zotit te Ngjallur te fuqizoje besimin tone ne Ngjalljen e Tij dhe te perforcoje mentalitetin tone ngjallesor. Ne atmosferen mbytese qe derdhet perreth nesh, e cila shpesh na e veshtireson frymemarrjen dhe shikimin, drita ngjallesore le te hedhe drite mbi mendimin tone, le te ndricoje mendjen dhe ndergjegjen tone, le te fuqizoje zemren tone. Sigurisht, realiteti i perditshem me te cilin perballemi, padrejtesite, privimet, nuk kane reshtur se ekzistuari. Me gjithe keto, Krishti u ngjall! Sigurisht, dhimbjet nga te papriturat- varferia, semundjet, vdekjet dhe te tjera te keqija- jane shpesh te padurueshme. Me gjithe keto, Krishti u ngjall!
Po, besojme ne Ngjalljen. Kete e shpall fuqishem ky tubim i yni i terendritshem. Dhe besimi yne nuk eshte "as bosh" dhe as "i kote". Eshte burim i terendritshem i jetes dinamike dhe frytdhenese. Krishti u Ngjall!
Me dashurine e tere shpirtit ne Krishtin e Ngjallur,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›