E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtimi i misterit te clirimit

Nga Rrok Mirdita*
Te krishteret ne te gjithe boten kremtojne sonte misterin e clirimit te historise ne Pashket e Jezusit, Birit te Hyjit.
Krishti ka lindur ne historine tone ne nje kohe te caktuar, dymije vjet me pare ne Betlehemin e Judese. E Krishti ka vdekur po ne historine tone, nen poncin Pilat, i gozhduar ne nje kryq, qe eshte bere bekim per boten dhe historine. Por, ai vazhdon te linde ne cdo kohe dhe ne cdo vend ne zemrat dhe ne jetet e atyre qe kane vendosur ta ndertojne ekzistencen ne ligjin e ri te dashurise. Dhe perseri ai vdes ne ditet tona dhe ne jetet tona, atje ku mekati shemton bashkejetesen njerezore. Vdes ne femijen e pafajshem qe abortohet, ne te varferin qe shfrytezohet, ne te shtypurin qe vuan, ne te pambrojturin qe vritet, ne ngurtesimin e zemres qe kerkon hakmarrje. Por, toka nuk mund te mbaje ne thellesine e saj te drejtin e Hyjit. Ati e ka ringjallur nga te vdekurit duke i dhene fund vdekjes dhe duke ju kthyer te drejten dhe shpresen te gjithe te shtypurve te historise. Vdekja dhe ringjallja e tij eshte prova se britma e te pafajshmeve ka arrtiur gjer te veshet e Hyjit dhe se Hyji i eshte pergjigjur njeriut duke i dhene ne Jezusin e ringjallur garancine se jeta e ka mundur vdekjen dhe se te vuajturit do te shohin me syte e tyre fitoren e enderruar. Ringjallja e Krishtit eshte themeli i shpreses qe mund cdo deshperim. Qofshin keto Pashke frymezim shprese dhe burim bekimi per te gjithe shqiptaret!
Per shume vjet Pashket dhe Zoti e bekofte vendin tone.
Urimi i Shkelqesise se tij Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkev Metropolitan Tirane-Durres dhe Kryetar i Konferences Ipeshkevore te Shqiperise.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›