E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me heqjen e imunitetit më 6 gusht, i japim mesazh pozitiv Brukselit”

29-07-2012 / Gazeta 55

Flet deputetja demokrate, Mesila Doda
 
Ndërsa opozita është e vendosur që të mos votojë me 6 gusht ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve, për mazhorancën ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe për procesin integrues. Në një prononcim për mediat, nënkryetarja e Komisionit të integrimit, Mesila Doda deklaroi se logjika e thjeshtë duhet të çojë opozitën për të votuar në parlament, pasi palët tashmë kanë rënë dakord për draftin e përbashkët. “Heqja e imunitetit ka të bëjë me atë pjesë që quhet forcimi i shtetit të së drejtës, prandaj pritet heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë, e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe do të ishte një mesazh i mirë që do ti jepej Brukselit nga ana e parlamentarëve të saj. Me logjikë duhet të jemi në seancën e 6 gushtit dhe a votojmë, pasi drafti që kemi propozuar është në pjesë të madhe i shkruar prej opozitës”, deklaroi deputetja Doda.
Mbyllja e reformave të rëndësishme në parlamentin shqiptar janë një garanci më shumë për procesin integruese të Shqipërisë.
Nënkryetarja e Komisionit të integrimit, Mesila Doda thotë se, “ndërsa po punohet për të 12 rekomandime te Bashkimit Europian, sa i përket kritereve politike janë hedhur shumë hapa përpara”.
Më 12 tetor Bashkimi Europian pritet të japë vendimin për statusin kandidiat të Shqipërisë në union. Bazuar në 12 rekomandimet për vendin tonë BE pritet të vendosë për herë të tretë për statusin kandidat të Shqipërisë në këto struktura.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›