Me keq se nje vit me pare, por optimiste

“Shqiptaret ndiejne se vendi i tyre eshte prekur mesatarisht nga kriza nderkombetare dhe shohin se punesimi e remitancat jane fushat me te goditura, por gjithsesi nje pjese e konsiderueshme e te intervistuarve thone se situata e tyre individuale nuk ka ndryshuar shume dhe besojne se ekonomia do te permiresohet ne vitin ne vijim”, tha Ornela Liperi, kryeredaktore e revistes ekonomike “Monitor”.
Rreth 59 per qind e te intervistuarve thane se te ardhurat e tyre personale jane prekur nga kriza, por 45 per qind raportuan se kane fituar me pak para kete vit. Rreth 5 per qind e te intervistuarve raportuan se kane humbur vendin e punes per shkak te krizes.
“Rezultatet e vezhgimit bejne te qarte se megjithese thuhet se Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta me rritje ekonomike per vitin 2009, kjo rritje ka qene rastesore dhe nuk i ka ndihmuar shqiptaret ne kapercimin e problemeve te krijuara nga kriza”, komentoi Ornela Liperi.
Sipas Ministrise se Financave, Shqiperia do te kete rritje ekonomike prej 5.8 per qind kete vit, ndersa sipas FMN-se, rritja do te jete rreth 2 per qind. Por kjo rritje eshte shkaktuar para se gjithash nga investimet e buxhetit te shtetit ne infrastrukture permes borxheve te huaja dhe nga ky volum biznesi kane perfituar nje pjese e paperfillshme e shqiptareve.
Sherbimet, telekomunikacioni, ndertimi jane sektoret qe kane udhehequr rritjen, ndersa industria dhe tregtia hotele e restorante kane pasur nje ecuri negative, te pakten per 6-mujorin e pare, kur ekzistojne dhe te dhenat e Prodhimit te Brendshem Bruto nga INSTAT. Statistikat zyrtare te Shqiperise jane shume shpesh te debatueshme dhe institucione te ndryshme po i drejtohen gjithnje e me shume sondazheve me publikun e gjere per te krijuar nje panorame me te qarte.
Punesimi dhe konsumi
Arsyeja kryesore, qe i ben te anketuarit te pohojne se situata e tyre personale eshte prekur nga kriza, eshte renia e parave qe ata fitojne. 45 per qind e te anketuarve pohojne se kane pasur me pak te ardhura dhe 32 per qind qe pohojne se nuk arrijne me te kursejne.
Vetem nje pjese e vogel prej 5 perqindesh pohojne se kane humbur vendin e punes, ndersa nje perqindje me e madhe (14 per qind) pohon se i eshte rritur pasiguria per vendin e punes.
Zyrtarisht gjate gjashtemujorit te pare, Shqiperia ka humbur rreth 1200 vende pune, shifer kjo e barabarte me me pak se 0.3 per qind te numrit te pergjithshem te te punesuarve ne sektorin jobujqesor te vendit.
Nje pjese e madhe e shqiptareve kane kufizuar shpenzimet e tyre per mallra luksi e defrim, si dhe kane shtyre per me vone vendimet per blerjen e mallrave te qendrueshem si automjete, elektroshtepiake etj.
Problemet e shkaktuara nga kriza duket se jane renduar vazhdimisht gjate ketij viti. Keshtu, ne tetor te vitit te kaluar, 70 per qind e shqiptareve raportonin se nuk qene prekur fare nga kriza. Ne shtator 2009, 52 per qind e tyre u pergjigjen se qene prekur.
Te prekurit kane reaguar ndaj krizes para se gjithash permes kursimit te shpenzimeve ne mallra luksi e argetime. Ne shtator ‘09, 56 per qind e te prekurve njoftuan se kane kufizuar shpenzimet e luksit, ndersa 37 per qind raportuan se kane shpenzuar me pak per ushqime.
Vezhgimi i Qendres se Kerkimeve Monitor intervistoi 500 veta ne 27 rrethe te Shqiperise.