Kriza, ulen importet dhe eksportet

Gjate ketij viti, kerkesa per importe qe mbajtur relativisht e larte, per shkak te investimeve publike ne infrastrukture.
Renia me e madhe mujore ishte shenuar ne muajin gusht ne masen 12 per qind.
Renia e forte e importeve ne tetor duket se ka prekur edhe nivelin e te ardhurave te buxhetit te shtetit nga administrata doganore.
Per periudhen janar-tetor te ketij viti, Shqiperia ka importuar 2.66 miliarde euro mallra, me nje renie totale prej 8.5 per qind ne krahasim me periudhen janar-tetor 2008.
Eksportet shenuan nje renie “modeste” prej 9.1 per qind gjate muajit shtator ne baze vjetore, renia me e ulet mujore e shenuar gjate ketij viti.
Gjate periudhes janar-tetor, Shqiperia ka eksportuar 643 milione euro mallra, me renie 18.2 per qind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.
Eksportet drejt Greqise u reduktuan me 30 per qind kete vit, ndersa eksportet drejt Italise u reduktuan me 16.4 per qind.
Keta jane partneret kryesore tregtare te Shqiperise. Renia e eksporteve eshte pasqyruar gjate ketij viti ne shkurtime te rendesishme te vendeve te punes ne sektorin e perpunimit aktiv, kryesisht veshje dhe kepuce.
Disa fabrika jane mbyllur totalisht si pasoje e renies se kerkeses nga vendet fqinje, ndersa shume te tjera kane raportuar shkurtimin e forces punetore.
Renia e importeve shenon renie te kerkeses se brendshme te ekonomise shqiptare, gje qe i dedikohet teresisht krizes ekonomike.
Renia e muajit tetor nuk justifikohet dot me renien e çmimeve te mallrave ne tregun nderkombetar, per shkak se ne kete muaj u mbush viti i plote i hyrjes se botes ne krize.
Deficiti tregtar i Shqiperise gjate periudhes janar-shtator te ketij viti ka qene 1.8 miliarde euro. Nje vit me pare deficiti ishte 2.1 miliarde euro.