Me keqpërdorimin e Jalës, po rizbulohet aradha e mashtruesve në media
Ajo që është një realitet quhen ndërtimet e paligjshme në zonat turistike ku më të përfolura janë zonat e jugut. Në bregdetin e Vlorës deri në jug pas vitit 2005 janë prishur një numër ndërtimesh të mëdha, të cilat nuk rezultojnë në përputhje me planet urbanistike, por të ngritura sipas ligjit të xhunglës dhe parimit më i forti dhe më i pasuri paguan. Në qeverisje të PS çdo zyrtar merrte pjesën e tij dhe bëhej syri qorr dhe veshi shurdh për paligjshmërinë e ndërtimeve dhe cenimeve të rregullave urbanistike. Zyrtarët sot që bëjnë kujemadhin janë pikërisht të ideuar nga ata të fortit e ndërtimit që krijuan mafien e madhe të Bregdetit, që vodhi toka për të cilët në qeverisjen e demokratëve kanë shkuar nëpër burgje jo pak që nga Vlora, Orikumi, Kavaja, Durrësi, qindra zyrtarë që ende dergjen nëpër biruca për fajin se kanë shitur troje e kanë lejuar ndërtime të paligjshme. Jala u prish për të zbatuar planet urbanistike sipas vendorëve dhe KRT-ve të tyre. Kështu ngjau me Jalën, por edhe me Orikumin,Vlorën dhe zona të tjera bregdetare e turistike. Jala u prish, po u ndërtua? Kjo përbën thelbin e çështjes. Kësaj i mëshon më tepër edhe propaganda e majtë dhe krejt shtypi i majtë dhe deputet dhe krejt selia rozë duke nxjerrë në binarë BB. A u ndërtua në Jalë? Shkoni këto ditë në këto zona ku janë prishur ndërtimet. Ndërtimet e prishura rezultojnë të jenë pa asnjë vendim pa asnjë kriter, pa asnjë rregull urbanistik. Nuk kanë pasur asnjë leje ndërtimi. Atëherë a duhen shpërblyer pikërisht prishësit e rregullit urbanistik. Në cilën bashki të këtij vendi dëmshpërblehen ata që kanë ndërtuar paligjshmëri dhe më keq në zona turistike. Ku është parë apo zbatuar një praktikë e këtillë? Nëse nuk ka përse zhurmojnë zhurmëdhenjtë. Çdo të thotë Skandali i Jalës. Skandali i Jalës duhet përkthyer, përse u lejuan ndërtime të tilla nga qeverisja e majtë dhe përse është cenuar ligji urbanistik për ndërtimet? A duhet të ketë të akuzuar që lejuan ndërtime pikërisht në zona turistike? Sa xhepa kanë mbushur për të ndërtuar në Jalë?
Skandalit që sot i mëshohet është tepër naiv. Do të ndërtonte dhëndri i Berishës? Ku janë sot ndërtimet që ai na paska bërë? Pse s’i gjejnë kamerat e mediave-mercenare, që nuk lanë skutë pa gjetur, përse nuk fokusohen në ndërtimet që ka bërë dhëndrri i kryeministrit në Jalë? Por fakti eshte se ndërtime te tilla nuk ka. Dhe kur nuk ka te tilla ndertime, nuk ka as skandal. Atëherë, a duhet parë roli dhe puna e mediave që ende vazhdojnë sot zhurmën me pretekstin e skandalit? Sa të vërtetë jane dhe kush i paguan, a duhen monitoruar ato media nga KKRT për pavërtetësi lajmesh dhe dyshime profesionale? C’janë ato lajme që gjejnë një copë faqe interneti dhe përkthejnë “skandale” që s’ekzistojnë. Në këtë vendin tonë çudia nuk ka të sosur, por ligji përse është kaq i dobët për mashtruesit e fjalës, siç janë mediat e vëna totalisht dhe të paguara për të mashtruar opinionin me pavërtetësinë e tyre. Deri tani është zbatuar ligji edhe në Jalë, si për të gjitha bashkitë e këtij vendi. Zbatimi i këtij ligji kërkon që organet që monitorojnë media dhe shpifësit të kenë pengesë përpara sepse jetojnë në kohë informacioni të vërtetë dhe jo mashtrimi. Ajo që duhet kërkuar është mashtrimi që sjellin mediat ylberiste që mbahen nga pronarët mafiozë. A ka ligj për shpifjet mafioze të këtyre mediave të paskrupullta, nga mëngjesi deri në mesnatë? Cfarë ngjau me orën e Bushit, si u shpërnda lajmi dhe përse u shpërnda, kush ishte fajtori dhe çfarë dënimi mori (përveçse asgjë)? Nëse nuk ka fajtorë, do të ketë mashtrues, përditë dhe me okë, të cilët kanë si profesion mashtrimin. Aradhën e tyre nuk e ndal më asgjë, prandaj ata duhen penguar me mjete ligjore.
Dhe ky korpus i ka rrënjët brenda dhe në thellësi të të majtëve, trupi janë drejtues të PS, ndërsa koka mund të quhen mediat e tyre kombëtare që fillojnë me titra e zëra bombastike fjalët “skandali”, “mashtrimi”, “korrupsioni”, por në të vërtetë s’kanë asnjë investigim përveçse hedhin në erë lajme mashtruese. Shpifja nuk përbën lajm, si e këtillë humbja e vërtetësisë duhet përballuar me mjete ligjore, përderisa këto TV nuk paguhen nga qytetarët.