E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet me Beogradin të kushtëzohen me kthimin e pasurisë së grabitur të trashëgimisë së shqiptarëve

Në prag të shënimit të njëvjetorit të zyrtarizimit të pavarësisë së Kosovës, si “sihari” na erdhi propozimi i shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanierit, për bisedimet më shumë për implementimin e gjashtëpikëshit famoz të Ban Ki Munit  se sa për çështje teknike, midis Prishtinës dhe Beogradit. Diplomati italian ka thënë se bisedimet duhet të jenë implementim i raportit të  Sekretari të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të datës 24 nëntor të vitit 2008, pjesë e të cilit është edhe plani gjashtë pikësh.Bisedimet në këtë relacion deri me tash i ka refuzuar pala e Kosovës, por pritet të shihet se sa janë udhëheqësit tanë këmbëngulës në këtë drejtim, kur dihet se në njëfarë mënyre ata e patën pranuar planin e Ban Ki Munit, me rastin e shtrirjes së EULEX-it. Ky propozim i Zanierit e anashkalon Planin e Marti Ahtisarit, sipas të cilit edhe u bë zyrtarizmi i pavarësisë. Edhe ashtu me planin e Ahtisarit, kur bëhet fjalë për trashëgëminë kulturore dhe decentralizmin e pushtetit lokal bëhen koncesione të mëdha  për minoritetin serb, karshi interesave vitale të shqiptarëve si popull shtetformues që janë.
Manastiri i Deçanit  dihet se ka uzurpuar afër 800 hektarë tokë. Disa objekte hoteliere që gjenden afër manastirit kanë mbetur  jashtë përdorimit. Edhe magjistralja e planifikuar deri në viset shqiptare të Malit të Zi është stopuar. Në anën tjetër edhe Partrikana e Pejës  ka ngritur një mur të lartë, rreth aksit rrugor për trevën e Rugovës, gjithashtu duke uzurpuar një pjesë, me ç’rast patën reaguar edhe strukturat e atëhershme komunale të Pejës. Sikur të zhvillohen bisedime sipas planit gjashtëpikësh për trashëgëmi, serbët do të kërkojnë  të  krijohen miniterritore te reja  brenda Kosovës. Dihet se sipas planit gjashtëpikësh mbikqyrjen e  objekteve të trashgëmisë do ta  këtë Serbia e jo Kosova, e kjo gjë  e  cenon direkt integritetin territorial të  vendit, sikurse edhe pikat e tjera të  planit të Ban Ki Munit.
Bisedimet rreth  trashëgimisë ishte dashur  të kushtëzohen edhe me kthimin e dokumentave arkivore  të grabituara dhe të asgjësuara nga ish- administrata e dhunshme serbe në vitin 1998/99, si pjesë e trashëgimisë kulturore  dhe historike të një kombi.  Okupatori  kishte vu dorën kriminale  edhe mbi dokumente të  shkruara  si dokumente me vlerë në fushën e trashëgimisë historike  dhe kulturore të shqiptarëve. Dokumentet e plaçkitura  kanë pasë motiv kryesor humbjen e gjurmëve të padrejtësive shoqërore –historike  gjatë decenieve të fundit të bëra nëpërmes aparateve famëkeqia të dhunës sistematike. Serbët kanë plaçkitur edhe dokumentat ose fondet arkivore të Reformës Agrare të bëra në demë të shqiptarëve  gjatë periudhave të vonshme historike,dokumentet katastrale,dokumentet e administratës së përgjithshme komunale siç janë librat  e amzës , librat e amzës martesore, librat e amzës të të vdekurve, që kanë të bëjnë me zyrat e vendit ,dokumentacioni  dhe librat mbi lëshuarjen e patentshoferve, pasaportave, letërnjoftimeve, lejet e armëve, regjistrimin e automjeteve mbi shtetësinë, lejet e taksive etj. Për këto dokumentacione të plaçkitura nga ish- administrata  e dhunshme serbe, është  e njoftuar  edhe  UNESKO,  organizatë kjo e OKB-së për trashëgimi. Mbi pushtetin e Beogradit duhet të bëhet trysni me e madhe që këto dokumente më rëndësi të madhe të trashëgimisë sonë kulturo-historike ta zënë më në fund vendin e vet në arkivat dhe zyrat përkatëse të Republikës së Kosovës. Dhe, vetëm pas  kthimit të tërë pasurisë së grabituar nga trashegëmia jonë, udhëheqesit tanë shtetërorë të mendojnë  për zhvillimin e bisedimeve teknike me Beogradin …

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›