Më mirë i vdekur, se sa i penduar
Në Itali, kjo frazë është e njohur, pasi është zbatuar për dekada me radhë. Por, shprehja Më mirë i vdekur, se sa i penduar, duket se vazhdon që të jetë sërish aktuale. Së fundmi kanë plasur debate të shumta, pasi kjo shprehje është ekspozuar në bluza në një dyqan në Napoli. Kjo ka ndodhur pikërisht në prag të një procesi gjyqësor ndaj një grupi mafioz dhe shihet si një mesazh për njerëzit.