Piramida Jeziti dhe festa e hashures
Keto dite dhe ky muaj jane te mbushura me aq ngjarje sa e ke te veshtire ti rrokesh me nje fryme. Ato kane lene shume shenja ne nenvetedijen e drobitur jo vetem te shqiptareve por edhe te japonezeve afroverioreve europianeve e me gjere.
Ne qofte se ti ndihesh banor i planetit duhet te shqetesohesh per cunamin dhe termetin tragjik te Japonise por nese ti ndihesh thjesht nje europian i bezdisur duhet te gjesh kohen dhe vendin qe te shprehesh kundes nderhyrjes ne Libi.
Nderkaq po ta ndiesh veten qytetar i provinces se humbur te Ballkanit ti duhet te ndihesh nje asgje nje hic nje cope sfungjer i mbushur me uje te vaket qe je gati te shtrydhesh ne forme buzeqeshjeje pas grimases se radhes qe do te derdhe mbi ty nje nga ata qe te ka hipur ne shpine e po te qeveris.
Nga te gjitha ngjarjet qe erdhen ne mars mua me ka mbetur ne mendje vajtimi gati tragjik i Profesor Rexhep Qosjes per Piramiden. Ka pasur raste qe nuk kam qene ne nje mendje me te ne ndonje qendrim te tijin per Kadarene fjala vjen por kjo eshte nje pune tjeter ndersa vajtimin e tij te sinqerte per Piramiden qe do te prishet e kam ndjekur si nje klithme qe nuk e di pse me kujtonte Pjeter Bogdanin.
U perzien keshtu muaji mars muaji me fatkeq per shqiptaret dhe Piramida qe do te shembet. E sikur te mos mjaftonin fatkeqesite me te cilat eshte i mbushur ky muaj edhe vendimi per tu prishur ajo u mor ne mars. Mirepo ne kete muaj ne bektashinjte sipas tradites familjare edhe une jam bektashi festojme Sulltan Novruzin dhe kujtojme Imam Aliun dhe djalin e tij Huseinin.
Une kujtoj Qerbelane dhe betejen me tragjike qe mund te jete vizatuar ndonjehere nga imagjinata e njeriut. Keshtu ne qofte se ti je shqiptar edhe nga ata qe kerkon te protestosh kunder regjistrimit pra edhe ne qofte se je shqiptar romantik dhe shkon nga nje qytet ne tjetrin me flamurin ne gji e rri e mbledh firma qe te mos regjistrohesh apo edhe ne qofte se je nga ata shqiptaret qe blejne pasaporta serbe ti duhet te kujtohesh se edhe ky aksion yti po ndodh ne mars ne te njejtin muaj qe Jeziti vrau Huseinin dhe gjithe anetaret e familjes se tij ne te njejtin muaj qe shqiptaret nisen luften civile per shkak te humbjes ne skemat piramidale ne te njejtin muaj qe ndodhi shperthimi ne Gerdec.
Dhe keshtu ne memorien tende apo ne imazhin kolektiv shqiptar vizatohet Jeziti qe kerkon pushtet dhe viktimat gjaku femijet e pafajshem emri i delire shqiptar qe rrezikon te humbe per shkak te regjistrimit dhe me ne fund ky muaj shton edhe nje kurban-piramiden.
Ne vetedijen kolektive shqiptare ndertimi dhe prishja shkaterrimi dhe ndertimi jane nje simbioze gati gjenetike. Une nuk e di qe te kete ndonje studim te mirefillte per te shpjeguar se perse shqiptaret jane te fandaksur nga vetedija e shkaterrimit dhe pastaj ndertimit pastaj prape shkaterrimit dhe ndertimit.
Ndoshta edhe legjenda e Kalase se Shkodres apo e Ures se Artes legjenda qe ngrihet mbi poetizimin tragjik te ndertim-shkaterrimit duhet shpjeguar ndryshe. Ne mekanizmin psikik te shqiptarit duhet te kete nje shkeputje fatale nje moskoordinim persa kohe ai zgjedh here me deshire e here me pahir qe te udhehiqet nga njerez qe kane si pasion frymezimin e Rozafes me ndertim e shkaterrim e deri me kurban me murosje te gjalle.
Piramida qe i ra rasti te jete deshmitare e ketij percudnimi te vetedijes sone kolektive po na verteton edhe njehere se Jeziti si simbol e si figure dhe gjaku i Hyseinit si ngadhnjim apo gjiri i nuses qe kullon qumesht ne themelet e kalase se Rozafes jane shenja te nje arketipi qe ne e kemi ne gen.
I pari qe e pikasi kete arketip fatal e tragjik ishte Bogdani. Duke pare shkaterrimin total dhe pa asnje pendim qe po i behej Shqiperise ai nxitoi te kthente ne shqip librin e shenjte dhe jo vetem te riun por edhe Dhjaten pra nxitoi tu tregonte shqiptareve se duhet te besonin me shume ne kujtesen kolektive ne rrenjet e tyre ne menyre qe te mos imitonin me pas ata qe ne fillim erdhen si pushtues por pastaj kur iken lane si ngjashnjim sindromen e shkaterrimit qe ata e sollen me vete si flamur te verdhe te nenshtrimit.
Bogdani nuk u mjaftua me kaq ai vete shkroi edhe poezi te famshme kozmogonike qe te tronditin edhe sot kur i lexon. Ne ato poezi ai u shpjegon shqiptareve se cndodh kur dielli hena dhe ne jemi ose ne nje vije ose jo pra cndodh me driten qe vjen nga lart. Me kete metafore kozmogonike Bogdani dukej se parandiente qe shqiptaret problemin me te madh do ta kishin me syte me veshtrimin.
Ata asnjehere nuk do te shihnin driten reale por driten e shpirtit te tyre te zi. Me kete poezi ai dukej sikur po u kujtonte shqiptareve se po futeni ne epoken ku shkaterrimi dhe vdekja kurbani dhe gjaku do te jene bashkudhetaret tuaj ketej e ne vazhdim. Rilndesi yne i madh Naimi krijoi poemen e famshme Qerbelaja dhe u tmerrua nga beteja tragjike mes Jezitit dhe familjes se Huseinit.
Ne liberthin e tij Fletore e bektashinjet ai jep porosi dhe lutet per miresi dhe per drite sepse me sa duket Jeziti kjo figure simbol e dhunes dhe e terrorit do te na ndiqte si hije ne ditet ne vijim. Sot nuk eshte vendi te kujtojme masakren qe u be pas lirimit mbi kujtesen kolektive. Ketu nuk eshte vendi gjithashtu qe te kujtojme se si shkaterrimi i se vjetres u kthye ne nje pasion gati erotik qe mberthente turmen e eksituar perballe objekteve te pambrojtura te kultit.
Pasioni per ti shkrumbuar ato per ti rrafshuar te sillte ndermend pasionin e dikurshem te hordhive qe digjnin Shqiperine ane e kend dhe te kujtonte klithmen tragjike te Bogdanit qe me punen titanike leshonte kushtrimin per te mos e braktisur vetedijen historike per te ruajtur drejtpeshimin psikik per te mos luajtuar menc nga tragjedia.
Mirepo jo vetem ate por edhe Naimin e urte nuk e degjuam dhe nuk e perfillem sepse vendi u mbush me Jezite me kete figure qe i ngjet perbindeshit dhe qe ka etje per shkaterrim me kete figure qe ne e kemi edhe brenda vetes sone dhe e nxjerrim jashte dhe e projektojne sa here qe dikush na fton te shkaterrojme. Vajtimi i profesor Qosjes per Piramiden per te ndalur shkaterrimin pra per te mos ringjallur instinktin e shkaterrim-ndertimit jo vetem qe nuk po merret parasysh por eshte e vajtueshme po te shohesh ne ndonje fletushke partiake se me cfare fjalori fyhet ai.
Ne anen tjeter hordhite e jeziteve te vegjel nxitojne te shfaqen neper surratdollape dhe japin deri edhe shpjegime kozmogonike se perse instinkti i shkaterrim-ndertimit duhet te vijoje nder ne vdeketaret shqiptare nder ne provincialet e drobitur te fshatit te madh me emrin Ballkan. Ketu cdo diskutim tjeter per vleren ose antivleren e Piramides eshte pa asnje kuptim. Ne themel te gjithe kesaj qe ndodh eshte instinkti yne i shkaterrim-ndertimit qe po triumfon.
Mirepo perse duhet te ndodhte ne mars dhe perse duhet te perkonte me Qerbelane me festen e hashures dhe me shume tragjedi te tjera... kete askush nuk mund te ta thote... Nuk e di pse tani ne fund mu kujtua nje thenie e famshme e Emil Sioran Shpesh ndodh qe - Mund ta nisesh jeten si poet dhe e perfundon ate si gjinekolog . Ne ckontekst e ka perdorur ai kete thenie dhe clidhje ka kjo me Piramiden me festen e Hashures me Jezitin apo me te tjere ... une nuk di ta them.