E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund, dikush mbron Bieber

Në momentin kur duket se të gjithë janë kundër Justin Bieber dhe sjelljeve të tij, është dikush i cili po i del në krah.

Këngëtari Usher, i ka dal në krah këngëtarit madje ka thënë se ai as që i konsideron sjelljet e tij si të pahijshme.

19-vjeçari kohëve të fundit është vënë përballë kritikave për pas disa rasteve kur ai është kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe pas vonesa të tij në koncertet që kanë në agjendën e tij së fundmi.

“Mendoj se gjithsecili nga ne, në disa mënyra kemi ditë të vështira dhe situate jo të këndshme me të cilat ballafaqohemi.

Në këto kohëra kur po jetojmë, ruajtja e privatësisë është thuajse e pamundur. Presioni i të qenurit gjatë tërë kohës i ndjekur është e vështirë andaj them se ai nuk është se po sillet pahijshëm. Ai thjeshtë është një adoleshent me një jetë shumë të ekspozuar”, ka thënë Usher./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›