E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gaga është një hipokrite e madhe”

E bija e Ozzy Osbourne, Kelly Osbourne ka lëshuar një deklaratë serioze lidhur me kolegen e saj, Lady Gagan duke e quajtur atë një “hipokrite të madhe”.

Kelly ka rindezur armiqësinë e saj me Gagan, duke e akuzuar se po I shfrytëzon fansat e saj
.
“E kam dashur Lady Gagan.Unë absolutisht kam besuar në gjithçka për të cilën ajo luftonte teksa e kam kuptuar se ajo është një hipokrite e vërtetë”, ka thënë ajo.

Ajo ka pohuar më tej se Gaga është shumë e pasjellshme me fansat e saj.

Problemet mes të dyjave kanë nisur në momentin kur Kelly spekuloi se Gaga ishte shtatzënë marrë për bazë një kostum që kjo e fundit pati veshur gjatë javës së modës në Londër që dukej të ishte një veshje për shtatzëna.

Pas kësaj, fansat e Gagas filluan të shfryjnë inatin mi Kellyn duke e kërcënuar madje me vdekje.

Edhe Gaga iu drejtuar nëpërmjet një letre Kelly-t duke e kritikuar e duke e akuzuar se po përhap negativitet tek fansat e saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›