Më në fund edhe Elona hapet, tregon për jetën e saj...

Biseda mes Elonës dhe Rikes vazhdon për minuta me radhë, ndërsa Elona ka filluar të flasë e të hapet me Riken për sa i përket jetës së saj e gjërave të saj personale, për të cilat ka folur rrallë në shtëpinë e Big Brother.
Më pas Elona tregon se ka pasur një jetë të vështirë dhe i është dashur që të shpenzojë shumë edhe financiarisht. Ajo thotë se ka pasur sportin e të atit dhe motrave gjatë gjithë kohës, të cilat e kanë ndihmuar e i kanë qëndruar pranë, duke luajtur rolin e së ëmës. Më pas tregon për karakterin e saj, duke thënë se mundohet t’i ndihmojë shumë të tjerët, aq sa shpesh e harron veten. “Edhe unë këtë tip kam, por ca njerëz përfitojnë”, thotë Rikja.
“Kam bërë dy shkolla të larta, me 6 mijë euro viti dhe familjarët më kanë ndihmuar”, tregon Elona.
Rikja e pyet për të atin, ndërsa Elona tregon se ai ka një lokal, ku punon bashkë me motrën e saj të madhe. Ajo tregon se i ati është 64 vjeç, por pas vdekjes të së ëmës ka rënë shumë fizikisht, duke e përjetuar keq ndarjen e saj nga jeta.
Ajo thotë se e ka për detyrë që t’i qëndrojë pranë e ta ndihmojë, duke mos e lënë vetëm.
Pasi të vendosë që të jetojë në Shqipëri, mendon që ta marrë edhe të atin me vete, pasi për moshën që ka mbase është më mirë që edhe ai të kthehet në vendlindje, sipas saj.
Më pas ajo flet për adoleshencën dhe ngjarjet që ka përjetuar gjatë gjithë atyre viteve edhe më vonë, duke thënë se edhe pse ka qenë e re dhe e papjekur, është munduar që të kuptojë prindërit e të jetë shumë e lidhur me ta. Elona tregon se prindërit e saj kanë ditur gjithçka që i ndodhte gjatë ditës.
Më pas në bisedën e tyre futet edhe Iliri e vajzat tregojnë histori të ndryshme nga shoqëria e tyre.
Edberi ndërkohë, ndodhet në kuzhinë duke gatuar, ndërsa afër tij shkon edhe Vigani e të dy bisedojnë se si t’ia mbushin mendjen Rikes, për ta realizuar misionin e caktuar nga Vëllai i Madh. Pas pak Joana shkon afër tyre dhe u thotë djemve se misioni është realizuar, por mbase do të ishte më mirë që kërkesën ndaj Rikes ta realizonin pak më bukur./Indeksonline/