Serbët e Skënderajit: Vuçiq të kërkojë falje

Serbët e Komunës së Skënderajt mendojnë sezëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq udhet tu kërojë faljeë. Kërkimfaljen ua ka borxh sepse, siç thonë, i ka shlyer nga faqja e dheut kur para disa ditësh deklaroi se në komunën e Skënderajt nuk ka serbë, edhe pse atje ka më se 300 qytetarë të kombësisë serbe.
Vuçiqin e pororisin që të vijë t’i vizirojë që vetë të bindet se edhe ata ekzistojnë, thuhet në një reportazh të shërbimit serb të “Zërit të Amerikës”.
Por derisa Vuçiq t’i vizitojë dje atje ka qenë ministri i Kosovës për Komunitetet dhe Kthimin Dalibor Jevtiq, i shoëruar nga kryetari i komunës së Skënderajt Sami Lushtaku.
“Jemi shëndosh e mirë dhe jem mbi treqind. Aleksandar Vuçiq mund të vijë te ne, që të bindet se ekzistojmë dhe rë shohë se si jetojmë”, porosisin serbët e Banjës dhe Suhuogërlës që ndodhen në terrritorin e komunës së Skënderajt, apo siç i thonë ata Srbica. Por këta banorë thanë se janë të indinjuar me dekalaratën paradokohshmetë zëvednëskryeministrit të qeverisë serbe se në Skënderaj (Srbica) dhe Drenas (Gllogovac) nuk ka serbë.
“Do ta porosisja zotin Vuçiq të vijë që të bindet senë fshatin Suhugërlo dhe Banjë jetojnë serbët dhe se do të mbesim sa mundemi”, ka thënë Bozhidar Tomasheviq.
Nga 330 serbë që jetojnë në këto dy fshatra të komunës së Skënderajt nja qind janë fëmijë. Sipas shënimeve zyrtare të OSBE-sënga janari i këtij viti edhe në Drenas jetojnë pjesëtarë të kombësisë serbe./qik/Indeksonline/