E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund një vizitë! Vjen presidenti i Hondurasit

Shqipëria prej muajsh të tërë është duke u anashkaluar nga personalitetet ndërkombëtare, duke mos u vizituar nga askush.

Baroso, Merkel dhe autoritete të tjera të larta, kanë bërë vizita në gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe Kosovën, me përjashtim të Shqipërisë, të cilën po e anashkalojnë tashmë të gjithë.

Por, për fatin e mirë, ka menduar presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, i cili do të vizitojë Shqipërinë më 4 shtator.

Ky i fundit në fakt do të vizitojë Kosovën më 3 shtator dhe do të kthehet në Shqipëri më pas, për një vizitë 8-orëshe, ku do të pritet nga personalitetet më të larta shqiptare.

Se përse nuk vizitohet Shqipëria nga ndërkombëtarët, tashmë dihet, pasi vendi ndodhet në një krizë të thellë politike që prej dy vitesh, e cila u përkeqësua më shumë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Tashmë duhet të kënaqemi të vizitohemi nga presidenti i Hondurasit, deputetë indonezianë dhe kinezë. Se harruam, vjen edhe Gosruck!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›