Caktohet axhenda 3-javore e Kuvendit, merr pjesë dhe PS
Paraditen e sotme është mbledhur konferenca e kryetarëve, e cila ka miratuar axhendën tre javore të punimeve të Kuvendit, pas periudhës së pushimeve.
Në këtë konferencë kë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, konfirmim ky që PS-ja ka vendosur që të rikthet në parlament.
Nuk dihet nëse në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit janë përfshirë të gjitha projektligjet e mbartura që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Një ditë më parë, kryeparlamentarja Topalli kërkoi nga opozita që të jetë në Kuvend për hir të integrimit të Shqipërisë në BE.