E Diel, 1 Nëntor 2026

Me pak kohe dhe para, per nje leje per biznesin

Qellimi i formimit te nje stacioni te vetem per lejet dhe licencat, eshte qe te eliminohen burokracite i sipermarresve dhe korrupsioni nga nje agjenci qeveritare ne nje tjeter, sqarojne ekspertet ne Ministrine e Ekonomise. Biznesmenet qe kane nevoje per leje dhe licenca per aktivitetin e tyre, e paraqesin kerkesen e tyre ne nje zyre te vetme qe nga dita e djeshme. Aktualisht funksionet e leshimit te lejeve dhe licencave profesionale dhe per biznes i kane pasur me shume se 20 institucione, ku perfshihen ministrite dhe ente te ndryshme. Per shkak te kesaj situate procedurat shoqeroheshin me kosto dhe burokraci ne ushtrimin e aktivitetit te bizneseve. Licencimi eshte hapi i dyte pas regjistrimit si person fizik apo juridik per krijimin e nje enti qe do te angazhohet ne aktivitete ekonomike. Ne pergjithesi jane ministrite, te cilat mbulojne pjese te ndryshme te aktivitetit ekonomik ne vend ato qe leshojne licenca. Ne kete menyre, procedurat e licencimeve mbeshteteshin ne ligje te ndryshme. Paleve te interesuara u kerkohej te plotesonin nje sere hapash paraprake perpara se, te aplikojne per nje licence. Disa prej ketyre hapave mund te behen nje barre e madhe financiare ne rast se mohohet dhenia e licences. Procedurat per licencim shpesh perbejne nje procedure teper te kushtueshme dhe qe u merr teper kohe bizneseve e personave te interesuar. Sipas ketij kuadri, paleve te interesuara u kerkohet te plotesojne nje sere hapash paraprake perpara se te aplikojne per nje licence. P.sh, per t'u licencuar kerkohet qe aplikanti duhet ta kete instaluar dhe provuar, linjen e prodhimit perpara se t'i jepet licenca. Kjo kerkese shoqerohet me nje investim te ndjeshem. Ne kete menyre rritet edhe presioni per korrupsion nga autoritet publike ne menyre qe licenca te merret sa me pare, ose te merret pa i plotesuar te gjitha kushtet ligjore. Veshtiresite jane edhe me te medha ne rastin e disa proceduarave te vecanta.

Kostot

Deri dje licencimi behej me dy faza, qe shoqerohej me shpenzim kohe, energjie dhe kapitali. Me tej, instanca te ndryshme aplikonin standarde te ndryshme, duke krijuar nje situate pasigurie qe eshte kufizuese per iniciativat e biznesit. Nga ana tjeter vonesat ne kohe dhe korrupsioni, perbenin koston me te madhe te per marrjen e nje leje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›