Me qendra të përbashkëta kulturore në diasporë

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, dhe ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, janë pajtuar që Kosova e Shqipëria të kenë qendra të përbashkëta kulturore në diasporë. Të dy ministrat u shprehën të gatshëm për bashkërendimin e përpjekjeve për formimin e qendrave të përbashkëta kulturore edhe në Zvicër dhe SHBA.
Ndryshe, përderisa ministri Bumçi foli për nevojën e krijimit të mekanizmave të duhura për promovimin e kulturës dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ministri Makolli njoftoi se Kosova tashmë ka përmbyllur një marrëveshje me Turqinë.
“Në Turqi kemi më shumë shqiptarë të emigruar se në çdo shtet tjetër. Besojmë që kjo qendër do të jetë funksionale para 28 nëntorit”, tha, mes tjerash, Makolli.